”Xhisiela”, djali i deputetit Rraja kërkon lirinë

Dosja “Xhisiela” nga Kruja rikthehet në gjykatën e Apelit në Tiranë. Me kërkesë të Rexhep Rrajës djalit të deputetit socialist, apeli ka regjistruar kërkesën për lirimin e tij nga burgu.

Rexhep Rraja u prangos më 30 shtator 2018 me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, ndërsa pas dy javësh ai kërkon lirinë.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?