Xhisiela Maloku përfundon në spital: Nuk ndihesha mirë…
Xhisiela Maloku është vajza e cila në ditët e fundit ka trazuar politikën, pas publikimit të një denoncimi që ajo kishte bërë disa muaj më parë ndaj djalit të deputetit Rrahman Rrahja.
E reja deklaroi në një intervistë se kishte humbur 12 kg në më pak se dy muaj. Ajo ka vazhduar të jetë active në rrjetet sociale pavarësisht nga deklaratat që përfshijnë emrin e saj.
Këtë të premte, Xhisiela Maloku do të postonte në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë.
E kontaktuar nga GSH.al 25-vjeçarja tha se prej dy ditësh kishte rënie të imunitetit.
Tek spitali privat, Xhisiela Maloku tha se ka marrë disa qetësues dhe se tani ndihet më mirë.

KOHA JONË SONDAZH

