“Xhisiela”, mbahet seanca e parë për Rexhepin, çfarë kërkoi djali i deputetit

Është mbajtur në Gjykatën e Krujës seanca e parë në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u denoncua për dhunë nga ish e dashura e tij Xhisiela Maloku.

Gjatë seancës, avokati i Rrajës, tha se klienti i tij refuzon akuzën e përndjekjes dhe nga ana tjetër kërkoi gjykim të shkurtuar.

Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pas denoncimit në media të ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi se deputetë të PD e kishin kërcënuar për të mbyllur çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vajza që e denoncoi për dhunë, gjatë javës së kaluar shkoi në Gjykatën e Apelit ku ish i dashuri i saj kërkoi lirinë, për ti shprehur mbështetjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhisiela mbërriti pak pasi seanca gjyqësore kishte përfunduar duke thënë se, vonesa ndodhi për arsye trafiku por deklaroi se në seancën e radhës do jetë në mbështetje të tij.

Ajo tha për mediat se e ka bërë gjithçka me vullnet të lirë dhe pa asnjë lloj presioni, duke deklaruar se këtë gjë e ka konfirmuar me një deklaratë noteriale të cilën do e paraqesë në gjykatë.

Por gjithçka sipas saj është bërë prej xhelozisë dhe se çdo gjë ka kaluar.

Xhisiela deklaroi se e vërteta e saj është vetëm ajo që ka thënë në media dhe se oficeri i policisë që flet kundër saj, Emiljano Nuhu është në azil.

Ajo është pyetur nga gazetarët nëse e ka takuar Rexhep Rrajën në paraburgim, duke thënë se, “Kam kontaktuar me të, kemi marrëdhënie shumë të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore, nuk kemi probleme, nuk do kemi më probleme”.

Por ajo deklaroi se nuk ka shkuar në paraburgim, por se kanë kontaktuar bashkë.

Madje ajo sulmoi mediat duke thënë se kushdo që tani e tutje do merret me jetën e saj, do paditet për shpifje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?