“Xhisiela”, Murrizi ironizon: Të lirohet djali i deputetit të PS, ai është “i pafajshëm”

Prej disa ditësh ka nisur një përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës për sa i përket një deklarate të një oficeri të policisë, Emiliano Nuhu, që zbuloi për publikun fshehjen e dhunimit ndaj një vajze nga ana e djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja, Rexhep Rrahja.

Por denoncimi në fjalë ka sjellë reagime jo vetëm të politikës, por edhe të institucioneve të drejtësisë, të cilat pas zbulimit të skandalit kanë ekzekutuar urdhër arrestin për djalin e deputetit, duke rrëzuar kështu alibinë e ngritur nga Kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi ish-oficerin e policisë, që pretendon se është kërcënuar me armë në zyrën e tij për këtë ngjarje, si “horr”.

Nisur nga kjo situatë deputeti demokrat, Myslim Murrizi ironizon ngjarjet duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të djalit të deputetit socialist, pasi ai që e ka denoncuar është një oficer horr që është në arrati, dhe që djali i kolegut të tij socialist, është “i pafajshëm”

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Myslim Murrizit në “Facebook”

Swiss Digital Mobile Reklama

U “habita” shume kur mora vesh lajmin per arrestimin e Rexhep Rrajes.

Ky eshte “arrestim i paster politik”

Duhet te “lirohet” menjehere.

Çfare ka bere Rexhepi qe te arrestohet???

Organet qe hetojne, dhe kane patur ne dore arrestimin, kane mbi 2 muaj, qe thone eshte i “pafajshem”

Perfaqesues te pusht-tetit dhe mazhorances qeverisese, kane 10 dite qe thone eshte i  “pafajshem”!

Atehere pse duhesh arrestuar nje i “pafajshem” si Rexhepi????

Pastaj kush e ka denoncuar Rexhepin???

Keta te qeverise dhe pushtetit, nuk lane njeri pa nxjere neper media se Vajza e ka terhequr vete denoncimin.

Ai qe e ka bere publike kete ” incident” te “vogel” qe ka ndodhur nga ” xhelozia”,eshte nje ish oficer policie i ” arratisur”.

Dhe kush arratiset sipas ligjit, eshte ” tradhetare”,  “armik” i partise dhe i popullit, bile eshte edhe “HORR”.

Atehere pse te arrestohet Rexhepi???

Per denoncimin e nje “armiku” te partise???

Apo pse ka ngacmu-dhunuar nje qytetare pa mbrojtje dhe pa pushtet????

Po pse ore njelloj jane qytetaret ketu????

Kush ka pushtet, mund te beje çfare te donje, dhe nuk ka pse te arrestohet!!!

Se mos u arrestua Tahiri, apo apo ata 4 komisaret e policise qe komandonin trafikun e droges???

Po pse ore vetem Rexhepi duhet te arrestohet” kot” fare?????

Dhe perse? Pse thote Emilano??

Pale pale qe ky ” armiku” paska dhe nje vella me ” biografi” te keqe, sepse qenka denuar ne vitin 2010 disa muaj burg!!!!

Po do thoni ju ,qe edhe ministri i brendeshem e ka vellane ne burg, bile per droge, por nuk ka ” biografi” te keqe!!!

Po pse more njelloj jane keta, si Emiliano Nuhi, dhe Fatmir Xhafa????

Po Fatmiri eshte me partishmeri more njerez, dhe jo polic i thjeshte, si Emiliano, e as ” armik”, apo ” HORR”, se eshte minister i brendeshem, pra eshte shefi i madh i Emilianos.

” BIOGRAFIA” ne kete vend, dhe me keta gazetare sherbetore, shihet vetem per peshqit e vegjel, jo peshqit e MEDHENJ.

Bile kete pate theksuar disa here edhe vete Z Lu, qe kapni peshqit e vegjel, jo te medhenjt, se ata çajne rrjeten.

Po edhe vete Gentian Çitozo( opgj)ka deklaruar qe Rexhepi jo vetem qe nuk ka faj, por Xhisiela, sipas Gentian kopetentit i ka ” kerkuar” falje Rexhepit.

Atehere pse rri ne arrest Rexhepi???

Une ” protestoj” me force qe te lirohet menjehere Rexhepi, dhe arrestohet Gentian Çitozi, apo Mirela Kapo.

Po po ,keta te dy kane shperdoruar detyren duke arrestuar” kot” fare dhe me ” llafe” gazetash dhe denoncimin e nje ” armiku te partise” dhe “poliagjenti”, nje te

” pafajshem” si Rexhepi.

Bile ne burg duhet te shkojne te gjithe ata qe kane ” shpifur” keto dite, duke hedhur balte mbi” figuren” e Rexhepit.

Duhet te arrestohen te gjithe deputetet e opozites.

Ne burg duhet te jene te gjithe ata qe kane

” njollosur” biografine e nje deputeti te partise.

Qe ta marin vesh mire te gjithe” armiqte”, e brendeshem dhe te jashtem, qe nuk lejohet kurre te denoncosh njerez me partishmeri.

Dhe menjehere pas lirimit te Rexhepit, gjygjtarja qe ka vendosur ” arrestin”, duhet te perjashtohet nga sistemi nepermjet “VETINGUT”

Kuptohet nese ka vepruar me koken e SAJ!!!!

Se nese ka bere ” detyren” sipas porosise, aty te rrij, bile te kanidoj per ne apel,ose gjykate te larte.

Ne fund nje kujtese per ministrine e financave, qe te kete ne vemendje ne buxhetin e shtetit edhe nje shume parash jo te vogel, per demshperblimin e Rexhepit, se i kane rene ne qafe ” KOT”, prej dy muajsh.

Prandaj Rexhep, edhe ti vete duhet te reagosh fort kunder ketij pushteti mashtrues, qe here te thone rri pa merak se na ke ne, here te thone je i pafajshem, pastaj te arrestojne .

Po besoj qe do te kene lajmeruar me perpara, qe do ti besh disa dite burg, per hater te partise.

Ne fund te fundit, partia tende po te denon!!!!!

Me çfare po na rrefen Rrapi Mino keto dite Rexhep, kjo qe po ndodh me ty eshte “ “TELENOVELE”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?