Xhixho: ”Bild” vërtetoi lidhjet e maxhorancës me grupet e krimit, që deformoi zgjedhjet e 2017
Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në një intervistë për “Standard” flet mbi audiopërgjimet e bëra publike nga “BILD” ku thekson se ato vërtetuan plotësisht lidhjen kriminale të mazhorancës me grupet e krimit. Po ashtu Xhixho komenton edhe vazhdimësinë e protestave të opozitës ku thekson se zgjedhje në 30 Qershor nuk do të ketë. Ndërkaq nënkryetarja e LSI analizon edhe vendimin e Holandës për kërkesën e roikthimit të vizave si edhe bën një analizë të ecurisë së reformës në drejtësi.
Gazeta prestigjoze gjermane “BILD” publikoi disa audiopergjime të cilat kanë sjellë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Cili është komenti juaj?
Skandalet e kesaj qeverie ilegjitime tashmë janë kthyer në rutinë për publikun. Rasti i përgjimeve të publikuara nga gazeta prestigjoze gjermane “Bild”per dosjen 339/1 është shumë i rëndë por që në fakt verteton kauzen e opozitës që vullneti i qytetareve është deformuar në zgjedhjet e 2017 dhe kjo nga nje lidhje kriminale e maxhorancës me grupet e krimit te organizuar dhe bandat. Tashmë faktohet se si eshte rrënuar çdo marrëdhënie shtetare ku krimi i organizuar komandon dhe drejton punën e drejtorive, të bashkive e deri përcakton edhe listat për deputetë te maxhorancës , bën presion ndaj administratës me heqje nga puna për hir të votës. Te gjitha keto ishin rekomandime prioritare te raportit te OSBE-ODIR per zgjedhjet e 2017 por qe maxhoranca kerkonte prova dhe ja ku i ka tashme me ze dhe figure. Padyshim me e rende akoma eshte fakti qe Prokuroria deri me sot nuk kishte vepruar per zbardhjen e ketij hetimi dhe cuarjen perpara drejtesise se pergjegjesve te vepres penale per krimin elektoral te 2017, nderkohe qe vendi është në një krize të thellë politike, ekonomike dhe institucionale. Heshtja e prokuroriseë padyshim verteton edhe nje here kapjen e saj nga qeveria pasi dhe zgjedhja e kryeprokurores u bë në menyre antikushteruese me 69 vota. Por papërgjegjshmeria arrin kulmin kur qeveria nuk shqetësohet fare per thelbin e ketyre pergjimeve por shqetesohet për daljen e sekretit hetimor ne media. Ku arrin dhe kercenon median per kete veprim , nderkohe qe ajo eshte ne kryerjen e detyres se saj pasi zbulimi i te vertetes eshte themeli i misionit te saj. Prokuroria me kete veprim jo vetem synon te mbylli gojen e gazetareve por shkel me te dy kembet kushtetuten e vendit qe ne nenin 22 qe sanksionon se : “Media nuk mund të censurohet paraprakisht”… Pra urdhërin për censurë prokurorët duhet ta rivleresojne menjehere.
Ka vetëm një zgjidhje: dorëheqja e menjëhershme e frymëzuesit dhe projektuesit të skemës kriminale të blerjes së votave Edi Rama dhe vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakoshme politike si e vetmja zgjidhje për të rikthyer shtetin ligjor dhe per tu ndare perfundimisht nga narkoshteti.
Opozita mbajti pak ditë më parë protestën e 7 kombëtare me pjesëmarrje masive të qytetarëve, duke dhënë në fund paralajmërimin se këtë të shtunë, kur do zhvillohet protesta e 8, nuk do jetë më koha e fjalëve. Çfarë pritet nga 8 Qershori?!
Te gjitha protestat kombëtare të opozites që nga 16 shkurti kanë ardhur me rritje të mbështetjes popullore jo vetëm ne masivitet por edhe në binden e vendosmërinë se e vetmja rrugë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve, rrëzimin e oligarkise ekonomike duke pasur një qeveri që nuk punon për bandat e oligarkët por per qytetarët, duke i dhënë fund arrogancës së pushtetit është vetem nepermjet revoltes popullore dhe qendreses qytetare. Pavarësisht se qytetaret jane shume te merzitur me keqqeverisjen, me premtimet e pambajtura me drejtimin e vendit nga nje autokrat, të gjithe jemi munduar të përmbajmë këtë acarim te shume njerezve pasi bindja jone është që tashme ka nevoje per nje zgjidhje politike dhe ne kemi dhene propozimet tona per krijimin e qeverise tranzitore pa Edi Ramen dhe 10 pikat që kjo qeveri do kete detyre te permbushe.
Përballe kesaj revolte kemi nje arrogancë te shtuar nga maxhoranca duke qenë totalisht e shkëputur nga qytetaret, duke mos kuptuar realisht krizen ne te cilen ndodhet vendi. Duke u ngazëllyer për mungesen e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit, kjo fatkeqësisht tregon papërgjeshmërinë totale të saj. Pasi zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë , pasi kam bindjen e plotë që shqiptarët nuk do të lejojne rikthimin e votimit që e kanë bërë për 40 vjet në diktaturë. Në këtë situatë për të gjithë behet e veshtire menaxhimi i kesaj revolte popullore prandaj kërkohet në mënyrë urgjente reflektim dhe zgjidhje politike.
A rrezikon vendi të shkojë drejt përplasjes civile, nisur nga fakti se kryeministri nuk ka ndërmend të lëshojë aspak sa i përket pushtetit të tij e ndërkohë opozita këmbëngul për qeveri tranziore pa Ramën në krye të saj?
Te gjithë e pranojmë tashmë që vendi ndodhet në nje krize e cila kërkon menjëherë një zgjidhje politike, pasi vendi rrezikon të shkoj në një përplasje aspak të dëshiruar nga askush. Barra e përgjegjësisë padyshim i takon kryeministrit Rama i cili duhet të tregoj të paktën një herë që Shqipëria vjen para Partise. Me përgjimet e fundit kjo tashmë është e pakthyeshme dhe ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas kur u faktua akoma më shumë lidhja e krimit me këtë qeveri ilegjitime. Kjo kauzë është per tu ndare një here e mire politika nga krimi që duhet pranojmë ka ardhur si rezultat i ndryshimeve kushtetuese të prillit 2008 , prandaj kërkohet një reformim teresor i sistemit demokratik, i balancës së pushteteve dhe mbi te gjitha i pavaresisë së sitemit të drejtesise.
Deri ku do shkojë kjo situatë krizë, si e shihni ju fundin e saj? Çfarë do ndodhë sipas jush në 30 Qershor?
Unë jam e bindur që zgjedhje me 30 qershor pa opozitën nuk do të ketë sepse tashmë ka humbur kuptimi i zgjedhjeve që në fund të ditës do të thotë përballje te ideve, alternativave, programeve te kandidateve perkateës ,kjo pasi në 70% te bashkive ke vetëm 1 kandidatë që do të thotë thjesht votim dhe emeërim. Kjo krizë kërkon pergjegjshmëri nga qeveria dhe seriozitet për ta zgjidhur atë politikisht ndryshe përgjigjjen do e japin vetë qytetarët qe jane sovrani i ketij shteti demokratik dhe s’mund të pranojnë kthimin e partisë-shtet.
Ndërkohë që mazhoranca ka nisur edhe fushatën elektorale, mesazhet që kanë ardhur nga ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë kanë qenë në mbështetje të qëndrimeve të Kryeministrit, duke folur për Parlament legjitim dhe ilegjitimitet të së shtyrje të datës së zgjedhjeve. Cili është qëndrimi juaj për këto komente të ambasadorëve?
Pas publikimeve te gazes “BILD” unë do preferoja të dëgjoja komentet e ndërkombëtarëve të akredituar në Tirane, pas atyre fakteve tronditëse të gjithe duhet të kemi përgjegjshmerinë e zgjidhjes së kësaj krize. Unë mendoj qe partneret tane duhet të jenë objektiv dhe të lexojne me kujdes te gjitha raportet që vijnë nga qeverite e shteteve te tyre per Shqipërine, ku veçoj raportin e fundit te DASH qe Shqipërine e percakton si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Dorezimi i mandateve padyshim qe kishte edhe si qellim dhe ndergjegjesimin me te madh te tyre per ate çfarë po ndodh ne Shqiperi duke rrenuan propaganden gënjeshtare te kesaj qeverie. Une nuk mendoj qe asnje qytetar europian do te donte stabilitetin e vendit ne kurriz te vlerave te demokracise dhe shtetit ligjor.
Pak ditë më parë Holanda zyrtarizoi kërkesën e sja drejtuar Brukselit duke kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Si e gjykoni ju këtë qëndrim të një prej shteteve themeluese të BE-së?!
Ky është dështimi me i madh i kesaj qeverie, pasi ky është rasti i parë që një vend anetar i BE kërkon rikthimin e regjimit të vizave për një shtet që është në proces integrimi. Arsyet dihen shtimi i krimit dhe trafikut të droges në Hollandë nga Shqiperia, do të mjaftonte ky fakt për të vënë levizje gjithe strukturat e Ministrisë së Brendshme, Prokurisë për të sqaruar dhe marr angazhime konkrete në lufte kunder krimit të organizuar dhe lendeve narkotike.
Por arroganca e qasjes ndaj kesaj problematike duke e mohiar dhe si ceshtje solli kete veprim te qeverise Hollandeze. Uroj shumë qe kjo kerkesë mos miratohet nga Parlamenti i BE dhe Keshilli i BE pasi do ishte nje fatkeqesi dhe kthim pas në vitet e rradhëve per viza e ndarjes se mijra familjeve nga te dashurit e tyre. Ne qofte se ka nje arritje te prekshme nga qytetaret shqiptare ndaj procesit te integrimit padyshim ka qene liberalizimi i vizave dhe kthimi pas do ishte fatal.
Vetëm pas dy javësh merret vendimi për negociatat. A besoni se pas rekomandimit pozitiv të KE-së, Shqipëria do të mund të hapë negociatat me Bashkimin Evropian?
Do dëshiroja shume qe vendi im te fillonte bisedimet për anëtaresim jo vetëm si opozitarë por mbi te gjitha si qytetare dhe si nene. Ky hap do e çonte në një stad tjeter mbikqyrjen dhe monitorimin e BE ndaj vendit tonë në të gjitha drejtimet dhe padyshim do fillonin me negocimin e çdo kapitulli prekja e standarteve europiane për shqiptaret. Por fatkeqesisht detyrat e shtëpisë nuk jane kryer nga kjo qeveri as ne avancimin e 5 prioriteteve kyçe dhe as në kriterin ekonomik si nje element shume te rendesishem te ketij procesi.
Ministri i Jashtem i Hollandes deklaroi qe kemi shume pune per te bere duke na mbyllur derën , nderkohe dhe Franca mbetet po aq skeptike per vendin tone per shkak te rritjes gjithmone e me shume te azilkerkuesve, nga ana tjeter Danimarka dhe Gjermania po japin sinjale mosbesimi gje qe do reflektohet ne vendimarrjen e Keshillit Europian. Do të mjaftonte 1 shtet anëtar kundër qe Shqiperia te mos çelë negociatat ndërkohë janë më shumë . Si opozitë kemi dhënë kontributin maksimal qe procesi te eci si nje detyre Kombëtare që tejkalon bindjet partiake, por korrupsioni, lidhja e krimit te organizuar me politiken pra mospërmbushja e kushteve të vendosura nga shtetet anëtare mund të çojë në një vendimarrje negative për vendin. Qe do të thotë një tren tjetër i humbur .
Tre vite pas nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese për paketën e reformës në drejtësi, si e shihni ecurinë e asaj që u cilësua si “kryereforma e integrimit”?
Sistemi drejtësisë është në kolaps total, i kapur nga maxhoranca. Padyshim eshte shumë e rëndë që vendi ynë nuk ka më pushtetin gjyqësor, nuk ka më Gjykatën kushtetuese me një histori suksesi në pjesën dërrmuese të vendimmarrjeve të saj dhe si garante e drejtave dhe lirive të njeriut, e cila bën interpretimin final të Kushtetutës së Shqipërisë. Nuk ka më as Gjykatë të Lartë si hallka e fundit e sistemit gjyqësor duke bërë që mijëra dosje të mbeten pa shqyrtuar dhe me 5-6 mijë dosje do vazhdojnë të akumulohen çdo muaj duke mos realizuar atë që në fakt ishte qëllimi i Reformës në Drejtësi pikërisht një drejtësi e shpejtë, e paanshme, e drejtë, dhe që është në shërbim të qytetarëve.
Pse nuk po plotësohen vakancat në këto Gjykata dhe pse themi që sistemi është i pakontrolluar dhe në kolaps?
Sot nuk kemi të ngritur ende Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD) i cili duhet verifikojë punën e gjyqtarëve e prokurorëve të të gjitha niveleve, ndërkohë Kushtetuta në dispozitat kalimtare parashikon se ky organ duhet të ishte ngritur 6 muaj pas hyrjes fuqi ligjit. Ka kaluar 3 vjet nga miratimi i ligjit dhe ende nuk është ngritur ky organ. Mungesa e ILD po sjell nënshtrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj qeverisë për shkak të procesit te vettingut dhe nga ana tjetër po rrit korrupsionin nga gjyqtaret dhe prokurorët që e dinë që do largohen nga sistemi. Nuk gjej një arsye ligjore se përse ky institucion nuk po ngrihet, kush e pengon, cili përfiton nga ky vakum dhe cili po humbet.
Pyetja që vjen natyrshëm është Pse Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ( KED) nuk e krijon këtë organ? Çfarë dhe kush e pengon? Gjithashtu mungesa e funksionimit të KED ka sjell mungesën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi renditja e anëtarëve sipas kritereve kushtetuese bëhet nga KED dhe më pas i kalon Kuvendit për miratim. Pra çfarë pengon KED të plotësojë vakancat në Gjykatën Kushtetuese? Kush e pengon dhe për çfarë interesash? Nga ana tjetër mosfunksioni i Këshilli Larte i Gjyqësorit (KLGJ) pengon krijimin e Gjykatës së Lartë. Problem ne krijimin e Gjykatës së Lartë do jenë kriteret e vendosura në Kushtetutë, të cilat vetëm një rreth i kufizuar subjektesh mund t’i plotësojë ato. Neni 136 i Kushtetutës. Sot ne Gjykatën e Lartë ka mbi 40 mijë dosje, numri i të cilave shtohet përditë, të cilat pritet të shqyrtohen nga kjo Gjykatë. Tani me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj kjo gjykatë e mbetur me 2 anëtarë nuk mund të ketë asnjë vendimmarrje.
E gjithë kjo situatë është pasojë e një reformë, e cila nuk po implementohet ne mënyrë të drejtë, ku procesi vettingut tashmë dhe nga raportet e Brukselit ka standarde të dyfishta në vendimmarrje dhe procesi është shume i ngadaltë duke ulur besimin e qytetarëve të ky proces. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i sanksionuar dhe në Kushtetute si garante e implementimit korrekt të reformës tashmë si organ këshillues nuk merret fare në konsideratë. Ndaj dhe përgjigjja e vetme e këtyre pyetjeve është e qartë, kapja e drejtësisë nga qeveria dhe Kryeministri Rama tashmë është evident ashtu sikundër e kishte paralajmëruar komisioni i Venecias që në draftimin e kësaj reforme duke shprehur rezerva se “krijimi i shumë organeve të reja rrit rrezikun për kapjen e sistemit nga maxhoranca”. Ky pushtet i cili është jetik për funksionimin e një shteti demokratik kërkon përgjegjshmëri, seriozitet dhe vullnet politik për ta rikthyer në shinat kushtetues dhe ligjor.