Xhixho: Diktatura e Rilindjes duhet bojkotuar masivisht më 30 qershor

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, përmes një postimi në facebook, thotë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor, konfirmon se situata është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së Reformës në Drejtësi, që sipas sajë ka lënë vendin tonë pa Gjykatë Kushtetuese. ”Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj, ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdhër politik dhe nën frikën e Vetting-ut kanë marrë një vendimmarrje antiligjore. E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor”.

Postimi i plotë

Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor është një goditje ndaj shtetit të së drejtës, kushtetutës e funksionimit të shtetit mbi bazën e ligjeve. Pasi të marrësh tagrin e interpretimit të dekretit të Presidentit është guxim i madh dhe vendimmarrje politike e pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur sot nuk jemi në proçes zgjedhor pasi Dekreti i Presidentit ka anulluar daten 30 qershor dhe për më tepër ai ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë pasi është botuar në fletoren zyrtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo situatë është pasoja e keqimplementimit dhe kapjes së reformes në drejtesi që ka lënë vendin tonë pa Gjykate Kushtetuese. Si e vetmja që mund të interpretojë në mënyrë përfundimtare e shteruese një dekret të Presidentit të Republikës.

Çdo vendim i çdo gjykate tjetër është jashtë juridiksionit të saj, ndaj dhe ata 5 anëtarë të kolegjit me urdher politik dhe nën frikën e Vetting-ut kanë marrë një vendimmarrje antiligjore. E vetmja gjë që na ngelet për shpëtuar demokracinë dhe refuzuar diktaturen që po instalohet është bojkoti i votimeve të Rilindjes më 30 qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?