Xhixho: Reforma në drejtësi ka dështuar, jeta e qytetarëve nuk është përmirësuar
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, thotë se raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale Facebook, ajo nënvizon edhe se raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua. ”E vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve”.
Postimi i plotë
Raporti i Komisionit Europian analizon në detaje ecurinë e reformës në drejtësi, por anashkalon një element shumë të rëndësishëm: ndikimin e kësaj reforme te qytetarët.
Raporti nuk thotë asgjë për aksesin e qytetarëve në drejtësi, nëse ajo e ka arritur apo jo qëllimin për të cilin u krijua. E vërteta është se qytetarët shqiptarë nuk kanë akses në drejtësi, kjo si pasojë e hartës së re gjyqësore që uli numrin e gjykatave në vend, rriti stokun e dosjeve dhe shtoi mungesën e gjyqtarëve etj.
-Në të gjithë vendin janë mbi 150 mijë dosje në pritje të shqyrtimit.
-Dosje të vitit 2017 presin ende të merren në shqyrtim.
-Rreth një e treta e popullsisë preket direkt nga ky ngërç i sistemit.
-Për një çështje duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të reformës në drejtësi.
-Për të kaluar të tre shkallët e gjyqësorit, një çështjeje i duhen 12 -15 vjet. Nëse çështja kthehet për rigjykim, pritja për drejtësi trashëgohet te brezi tjetër.
-Qytetarët ndërrojnë jetë në pritje të një drejtësie që nuk vjen kurrë.
Reforma në drejtësi ka dështuar në qëllimin e saj kryesor: drejtësi brenda një afati të arsyeshëm, drejtësi cilësore dhe e shpejtë për qytetarët. Janë qytetarët shqiptarë ata që duhej të ishin përfituesit direktë të reformës në drejtësi. Përsa kohë, drejtësia e re nuk përmirëson jetën e tyre, ajo është e dështuar.
KOHA JONË SONDAZH

