Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho hedh akuza ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor dhe me rreziqe serioze për shëndetin e qytetarëve. Për të drejtësia po vepron me dy standarde, duke goditur opozitën dhe duke mbrojtur mazhorancën. Xhixho tha në ”A2cnn”, se rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për afera korruptive, tregon se qeveria po përdor parlamentin si “mburojë politike” për të penguar hetimet. “Një zyrtare e lartë nën akuzë nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në një vend normal do të kishte dorëheqje të menjëhershme,” tha Xhixho.

Paralelisht me çështjen e drejtësisë, deputetja ngriti alarmin për sigurinë ushqimore, duke e cilësuar atë si një nga problemet më serioze që prek drejtpërdrejt qytetarët. Ajo theksoi se Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon detyrimin për analiza laboratorike të çdo produkti ushqimor që hidhet në treg. “Sot produktet kontrollohen në mënyrë sporadike. Qytetarët konsumojnë ushqime pa garanci, ndërsa vendet e BE-së i refuzojnë eksportet tona për mungesë standardesh,” deklaroi Xhixho.

Sipas saj, korrupsioni dhe koncesionet klienteliste kanë lënë pa financim sektorë jetikë si shëndetësia dhe siguria ushqimore. Ajo përmendi edhe rastet e mungesës së energjisë elektrike në spitale dhe ilaçet e munguara për pacientët onkologjikë si pasojë direkte e keqqeverisjes. Xhixho theksoi se opozita do të vijojë protestat dhe betejën politike, duke e cilësuar reagimin qytetar si të vetmen rrugë për të rikthyer demokracinë, llogaridhënien dhe sigurinë për jetën e përditshme të shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?