Xhuliano, i pamëshirmshmi që u arratis nga burgu grek ekzekutoi një 4-vjeçar me të atin

Nje nga shqiptaret e burgosur, i arratisur dje teksa transferoheshin me auto-burg nga Athina ne Krete, eshte emer i njohur ne Greqi. Ai eshte denuar per nje krim te rende, pasi ka vrare nje djale vetem 4 vjec se bashku me babane e tij, nje vrajse kjo e porositur nga rivali i viktimes per pazare droge, raporton Panorama.

Mediat greke, raportojne se shqiptari Xhuliano Halili ishte nje i denuar me burgim të përjetshëm ne Greqi, për vrasjen e djalit te tij te vogel, me emrin Kerry, së bashku me të babain e tij, Felim Mesa. Krimi qe ne kohen kur ndodhi me 29 nëntor 2011 beri buje ne Greqi ishte porositur nga rivali grek i viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.

Ne ate kohe shqiptari u zbulua pas nje pergjimi te bisedes teksa kishte marre porosine per te bere vrasjen, shkruan panorama. Shqiptari qe njihej me emrin “Nikos” thuhet se ishte i pameshirshem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjese nga biseda e pergjuar:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nje nga anetaret: Do te jete edhe femija e tij

Tjetri: Çfarë thoni? Çfarë do të bëj unë?

Porositesi: Merrni telefonin. Thuaji atij të jetë atje për një orë. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të vegjlit.

Pergjigja: Çfarë do të bëjmë për të vegjlit?

Porositesi: Mos flisni në telefon. Ti e di atë që do të bësh. Më jep Nikos (emri grek i ekzekutuesit shqiptar).

Pergjigjet tjetri: Nuk e kemi parasysh të voglin, Nikos: Ai është një fëmijë,

Porositesi: Delet nuk na pengojnë, (marrëzi), nuk ka rëndësi, Nikos: Të tjerët pas meje më bëri thirrje. Brirët (patrullat). Çfarë doni që unë të bëj tani?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?