Xhupi që mbante veshur Ilvi Meta, e motra: Ku është lidhësja?
Vdekja e 31-vjeçarit në komisariatin e Kavajës, është plot me enigma. Ilvi Meta gjatë momentit që u gjet i vdekur, mbante veshur një xhup të hollë.
Lidhësja mungon në xhup, ndërsa e motra e viktimës, Irena, pretendon se ishte shumë e shkurtër dhe me të nuk mund të mbytej dot.
“Nuk e ka mbytur veten me litar aq të vogël. Ne duam kamerat e filmuara. E kemi marrë vesh lajmin nga tv. Kur trupi u çua në morg, më thanë nuk lejohet të hyjë njeri. Ta çajnë trupin dhe ne mos ta shihnim ça shenjash kishte. Pse ja kanë hequr litarët, t’i linin për shenja”,-tha për “Top Channel”.