Ylli botëror Kristiano Ronaldo zbret në stadiumin kombëtar shqiptar për stërvitje. Qindra sportdashës ndjekin Ronaldon

 

 

Ndeshja Shqiperi-Portugali është ndeshje vendimtare për ekipin shqiptar. Ronaldo pasi ka qëndruar për 30 minuta i ulur në stol ka dalë në fushën e blertë për të bërë stërvitje. Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet me Portugalinë nesër në orës 20:45, që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ekipet janë në garë për të siguruar pjesëmarrjen në “Francë 2016”, ku aktualisht Portugalia kryeson Gripin I me 12 pikë, 1 pikë më shumë se Shqipëria. Ndeshja e parë e luajtur në Portugali u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 1-­0

Ronaldon kishin dalë qindra tifozë për ta parë nga afër. Shikoni fotot e yllit botëror të futbollit.

 

SHKARKO APP