Ylli Dylgjeri: Ministria e Brendshme, si Estrada e Ballshit

Gazetari Ylli Dylgjeri ka komentuar aktivitetin e parë të ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi pas marrë së detyrës. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit prezantuan sot një sondazh ku policia jonë krahasohet me atë të vendeve të BE.

“Publiku mos të shoh policinë po të shoh grafikun… më kujton konkurrimin e trupave te Estradave në Festival kohën e Partisë së Punës. Estrada e rretheve konkurronin në skenë sipas rregullit 2 skeçe humori 1 këngë. Estrada e Ballshit nuk kishte shkrimtar humori dhe konkuroi vetëm me 3 këngë… Ky ishte edhe humori që mbeti në histori me batutën Estrada e Ballshit.U arrestua gjatë tërmetit për “përhapje paniku””,- shkruan Ylli Dylgjeri në Facebook.

SHKARKO APP