Ylli i ri i botës së modës Armina Mevlani bëhet zyrtarisht imazhi i “Dolce & Gabbana”

 

 

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës është bërë zyrtarisht imazhi i frimës së njohur “Dolce & Gabbana”, të paktën kështu deklaron ajo në rrjetet sociale. “Gjithçka nisi krejt spontane. Ishte një ditë vere ku unë së bashku me Endrit Mërtirin vendosëm të bëjmë setin fotografik më të ri për blogun tim. Ndihej në ajër që atë ditë që fryma pozitive po na çonte drejt një seti fotografik të suksesshem.Pasi ky set doli ne blog,menjehere u postua nga i madhi i industrise se modes Stefano Gabbana ku ne nje kohe shume te shkurter u be foto me e pelqyer e profilit te tij. Ishte aty kur ne korrik te kesaj vere u kontaktova per te firmosur kontraten me firmen e madhe Dolce & Gabbana per te qene pjese e nje projekti me teme shume te bukur “make up i Dolce Gabbana eshte per te gjitha femrat”. Ky projekt do perfshije bukuri perfaqsuese nga disa shtete dhe imazhet do te perdoren nga Dolce Gabbana dhe projektet e tyre per nje kohe te caktuar.Nuk kam fjale ta pershkruaj lumturine dhe vlersimin e kesaj kompanie per te qene madje nder te parat qe firmosa kete kontrate.Thanks Dolce Gabbana,thanks Endrit Mertiri and of course thanks God!”, shkruan Armina në rrjetet sociale. 

SHKARKO APP