Ylli Manjani e quan absurditet shifrën e të infektuarve në botë, ironizon OBSH-në
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka shprehur shumë herë se nuk është dakord me masat e rrepta të marra nga qeveritë për të ndaluar koronavirusin. Manjani shkruan në Facebook se deri tani nuk është infektuar as 1% e popullsisë së botës, e kështu sipas tij ‘njeriu krahas vdekjeve të zakonshme i bie të përjetojë vdekjen e tij ekonomike e sociale’.
Postimi i Manjanit
Absurditet i madh duket globalisht, me thënë të drejtën.
Në 3.5 muaj bota ka të njohur vetëm 1. 200 000 njerëz të infektuar.
Pra duhet të infektohen 7.5 milionë njerëz që të quhet zyrtarisht 1% e popullsisë së botës. Me trendin e nisur duhet 1 vit që të kapet 1%-shi. Që të kapet gjysma e popullsisë ufffff, nuk guxoj ta mendoj…
Ndërkohë betejën me njeriun do ta ketë rifituar majmuni, sepse ai shëtit lirisht në natyrë…
Njeriu krahas vdekjeve të zakonshme i bie të përjetojë vdekjen e tij ekonomike e sociale…
#OBSHtëputhshamendjen#
#sikurtëishaSuedez!!