Ylli Manjani, ministri i ri i Drejtësisë

 

Ylli Manjani duket se do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas dorëheqjes së Nasip Naços, zëvendëskryetari i LSI, Ylli Manjani është parë të hyjë në Kryeministri në një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi i Manjanit me Kryeministrin u bë pak minuta pasi në zyrën e kreut të qeverisë ishte aleati kryesor i koalcionit, Ilir Meta. Kreu i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta nuk pranoi të komentonte emrat pasues për në ministrin e Drejtësisë, duke u shprehur se do të bëhej i ditur nga Kryeministri Edi Rama.

Pak minuta më pas zëvendëskryetari i LSI-së,  Ylli Manjani është pyetur nga mediat për takimit më Ramën. Manjani tha se formula e ndarjes së qeverisë nuk ndryshon, duke nënkuptuar se Ministria e Drejtësisë do të jetë sërish e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Manjani tha se: çdokush që merret me politikë duhet të jetë i gatshëm të marrë një detyrë. 

Lajme të tjera për këtë ngjarje në Koha Jonë:

Meta: Vlerësoj dorëheqjen e Naços, akt qytetar

Ikën Ministri i Drejtësisë. Hapet udha për dorëheqje të tjera

SHKARKO APP