Ylli Manjani mund Covidin: I kursyem qeverisë 4 vaksina!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se pas 10 ditësh me COVID-19, ai dhe familja e tij kanë arritur ta fitojnë me sukses këtë betejë.

Teksa tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore, Manjani nuk lë pa bërë ironi edhe me vaksinën anti-COVID.

STATUSI I PLOTE

Pas 10 ditësh pozitivet, kthehemi prap në negativitetin që na karakterizon.
Një 10 ditësh ku kaluam temperaturë të lartë, dhimbje trupi e këputje. Ishim e gjithë familja njësoj.
Por ja hodhëm. Me ndihmën e këshillave mjeksore dhe me vitamina. Ja hodhëm pa qenë e nevojshme të ishim statistika e ditës e qeverisë…😉 Unë jam dhe me “precedent” dmth me sëmundje bashkshoqëruese dhe, statistikat e qeverisë më shpallin fajtor në çdo rrethanë… 😃

Kësaj të fundit po i kursejmë edhe 4 vaksina, nga ato që nuk i ka gjetur akoma. Por kur ti gjejë, nuk ja duam!
U “vaksinuam” në mënyrë urbane me material bioligjik të gjallë. Kështu që i falemi me shnet Phizit (Phizerit)..!

SHKARKO APP