Ylli Manjani: Një listë e përbashkët e opozitës është çështja

Nga Ylli Manjani-
Nëse partitë e opozitës duan demokracinë, pluralizmin dhe Shqipërinë duhet të bëhen bashkë në një listë. Jo me 2 lista, me 1! Më më shumë lista akoma më keq.

Sistemi zgjedhor monist ka vendosur të legjitimojë monizmin përjetësisht, sepse partia e parë në vend merr të gjithë bonuset që i jep ndarja rajonale dhe formula e llogaritjes.

Nëse përballë kësaj partie moniste shfaqen parti e partiza me lista më vete si dhe diferenca ndër jet partisë së parë dhe të dytës është e madhe, vendi legjitimon monizmin.

Shqiptarët e kanë në dorë të ndryshojnë këtë situatë me pjesmarrje masive në zgjedhje dhe duke mos votuar në shumicë partinë moniste. Por ata duhen ndihmuar edhe me një lëvizje e leadership politik. Pra duhen mbyllur hesapet me rrjedhje e përçarje votash. Duhet një listë!

Shqipëria ka një problem të madh, Monizmin. Ndaj duhet një listë për ta përballur. Një problem, një zgjidhje!

E kuptoj totalisht LSI, e cila duket se është hezitanjta e kësaj ideje, por zgjidhja është NJË LISTË. Asnjë më shumë.

Një LSI me 8 apo 9 mandate të sigurta në listën e përbashkët, por një një Shqipëri normale dhe demokratike i jep asaj më shumë valencë politike sesa të marrë 20 mandate por që nuk garantojnë rotacion e demokraci. Kujtoj se LSI me 19 mandate thjesht mbeti në opozitë, ndërsa po e njëtja LSI me 4 mandate gëzoi më shumë pushtet.

Ndaj dhe zgjedhje e saj politike duhet të jetë në favor të valencës së saj politike, jo deryrimisht ndaj numrit të deputetëve.

Nuk është ndonjë sakrificë e madhe kjo gjë. E kërkon vendi. E kërkon demokracia.

Teknikisht dhe politikisht asgjë nuk humbet. Kontributi politik i të gjitha partive është aty tek lista. Dasitë politike dhe ideologjike janë 0. Atëherë përse jo një listë, për më shumë siguri, për më shumë pushtet, për të garantuar rotacionin politil TË DOMOSDOSHËM.

Nuk shkrihet ansjë parti, siç propogandon monizmi dhe analistët e monizmit. Thjesht bëhet eficente vota në favor të demokracisë.

Një listë e përbashkët nuk është dëshirë, por nevojë. Përballë një sistemi të pa ndershëm kërkohet një zgjidhje e madhe.

Një listë e përbashkët një zgjidhje e sigurtë!

Kemi kohë që e themi, por mesaduket edhe publiku e pranon.

Politikanët e opozitës kanë rastin e jetës të tregojnë se Shqipërinë e kanë mbi partinë!

SHKARKO APP