Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!
Nga Ylli Manjani
Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.
**
Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë!
Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues.
Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës”, e plasin brenda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës. Turma është mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që me shumë lumturohet kur fusin dikë në burg, se sa ti shtohet begatia familjes së tij.
Kjo është Shqipëria! Tani mu në pikun e “Republikës së Prokurorëve”!
Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
Ma za, ma keq,- thonë në Shkodër.
“Republika e prokurorëve” është e edhe më e rrezikshme se “republika e policëve”.
Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën. NDAJ DUHET PËRMBYSUR!
Dhe degjoni mirë! Jemi akoma në fillimet e jetës së “Republikës së Prokurorëve”.
Prisni, prisni!
KOHA JONË SONDAZH

