Ylli Manjani pyet deputetët e PS: Cilin nen të Kushtetutës ka shkelur Presidenti?
Aktualitet Kryesore E Hënë, 3 Maj 2021 20:55
Nga Ylli Manjani-
Nja dy pyetje ligjore kam për nismëtarët e shkarkimit të Presidentit:
- Cili është krimi i rëndë apo shkelja e rëndë që Presidenti i ka bërë Kushtetutës? Mundësisht cili është neni përkatës i Kodit Pebal apo i Kushtetutës që e trajton këtë shkelje?
- Nëse një ambasador/e i/e huaj paska të drejtë të hyjë në çështjet e brendshme, konkretisht në zgjedhjet e një vendi sovran, përse Presidenti i Republikës së këtij vendi nuk e paska këtë të drejtë?!
* * *
Natyrisht këto pyetje nuk synojnë të marrin në mbrojtje pozicionin apo sjelljet publike të zotit Ilir Meta. Nuk justifikojnë madje as bastin publik, ku vuri dorëheqjen e Tij nëse Rama fitonte.
Por Kushtetuta është më shumë sesa Ilir Meta, Edi Rama, Yuri Kim e ca si shumëëë më shumë sesa parlamenti i shkërbythur që s’ka asnjë lidhje me të (Kushtetutën)…