Ylli Manjani zyrtarisht ministër Drejtësie

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço si dhe emërimin e Ministrit të ri të Drejtësisë, z. Ylli Manjani.

Nasip Naço paraqiti papritur dorëheqjen paraditen e së hënës dhe në letrën e bërë publike ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi, thuhej se këto arsye ishin personale.

Po të hënën, kryeministri Edi Rama pranoi emrin e Ylli Manjanit të mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si pasues të Naços.

SHKARKO APP