Ylli Pata: 33 vjet më pas, hakmarrja e PD ndaj Sali Berishës
Nga Ylli Pata
Jemi mësuar në këto 33 vjet që data 11 dhjetor do të ishte një aktivitet politik, ku të gjithë prozhektorët do të binin mbi doktorin-Sali Berishën. Edhe kur ky i fundit do të kishte një incident shëndetësor siç është rasti i të fiktit i vitit 2012.
Por sot, pati një zhvillim të ri; ndërkohë që Sali Berisha nuk mbush dot një forum ku merr pjesë, PD e Lulzim Bashës mbushi Pallatin e Kongreseve. E ka mbushur këtë sipas të gjitha gjasave me një logjikë të thjeshtë: ka thirrur në takim anëtarët e partisë, që janë të organizuar në strukturat e degëve përkatëse. E krejt normalisht asnjë karrige nuk mbeti bosh. Kjo ishte hakmarrja e parë e PD-së ndaj Sali Berishës-ajo sasiore. Ku çfarë kemi parë deri tani, Basha, e mundi Berishën në një aktivitet kombëtar normal. Pra si formë, PD e Bashës, sot në ditën e themelimit të saj, ja ka dalë të sfidojë Sali Berishën.
Por përveç aspektit sasior në këtë aktivitet kishte mjaft arritje cilësore, edhe pse nuk ishte gjithçka perfekte. Këtu është realisht një zhvillim i rëndësishëm, madje për gjithkënd që e ndjek hapësirën politike në vend, ishte realisht një lajm. Një ministër i PD-së, i vitit 1992, sot ka dalë në një tribunë politike për t’i thënë Jo Sali Berishës. Ky ishte Rexhep Uka. Ish-ministër, ish-deputet, por që njihet më shumë si një akademik i shkencave të tokës dhe një sipërmarrë si suksesshëm i agroturizmit. Rexhep Uka ka folur shkurt, natyrisht si pjesë e një program të përcaktuar, por ka qenë i prerë në atë që quhet legacy-të PD-së bëhet fjalë. Të cilën nuk e ka e s’mund ta ketë një person që sot është përballë SHBA.
Dalja e profesor Rexhep Ukës, ka qenë lajmi pë i rëndësishëm i ditës, pavarësisht se stafi i Bashës nuk ka ditur t’i japë rëndësinë e duhur, ngaqë ka future një mishmash diskutimesh, normalisht legjitime, por që nuk i kanë dhënë aktivitetit rëndësinë e duhur. Kjo është bërë natyrisht me logjikën e një PR të njohur që e dimë. Ku flasin nga pak të gjithë e në fund flet lideri.
Por sado që regjizorët e Bashës i kanë dhënë atij ajkën e eventit, nuk ishte Lul Basha lajmi i 11 dhjetorit. Sepse ai nuk se është një fringo, madje dikur ka qenë i njohur si delfin i doktorit. Luli sot, nëse ka një shans, nuk e ka si delfin, por si përjashtues i Sali Berishës nga grupi i PD-së, në një farë mënyrë vrasës i babait të tij politik.
Po ta ndjekësh në rrjete këtë event të PD-së, ka sjellë shumë inate e xhelozi, sidomos nga e djathta. Pasi ka shumë, po shumë fare që duan të jenë të përfshirë në opozitën shqiptare, e që PD e Lulzim Bashës sot, ende nuk e ka qartësuar si do ta hapë partinë për të gjithë. Madje mund të ketë edhe një
Pra në fjalë të përgjithshme, eventi i sotëm, siç ndodh shpesh nuk ishte ajo mbledhje ku mund të analizoje se kush është PD-ja e sotme. Do të duhet të shikohet në vazhdim aksionet e ardhshme, megjithatë ka një sërë kritikash në aspektin thelbësor kulturor të së djathtës, ngaqë janë kënduar edhe këngë që janë pjesë e trashëgimisë së realizmit socialist. Me fjalë të tjera ka shumë që mund të çedojë organizimi apo mund të kritikohet aktiviteti i Lulit. Megjithatë, kemi ngjarjen e parë të rëndësishme politike, jo vetëm pa Berishën po kundër Berishës. Dhe kjo e thënë në dritën e ngjarjeve të 2 viteve të fundit, është lajm. Madje mund të konsiderohet qartësisht një hakmarrje e Partisë Demokratike ndaj Sali Berishës. /Gazeta Tema/