Ylli Rakipi: Gjendja në vend më keq se në vitet 1996 dhe 1997

Gazetari Ylli Rakipi deklaroi në “News 24” se gjendja sot në vend është më keq se në vitin 1996 dhe 1997.

Rakipi theksoi se paratë e shqiptarëve po shkojnë në PPP dhe në koncesione rrugësh, ndërsa nënvizoi se është turp që nuk flasin ndërkombëgtarët për këto skandale.

“Gjendja sot në vendin tonë është më keq se në vitin 1996 dhe 1997. Unë nuk jam politikan, por sot paratë e buxhetit të shtetit shkojnë në PPP të rrugëve. Gjendja paraqitet më e rënda”, tha Rakipi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rakipi theksoi si Rama dhe Basha, ashtu edhe Berisha kanë blerë fotografi me liderë politikë si Obama, Donald Trump etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama dhe Basha kanë blerë foto me Obamën, Donald Trump e liderë të tjerë të njohur të botës. E ka bërë Rama, Basha dhe Berisha. Nuk i plas për demokracinë këtu as Sorosit, as ndërkombëtarëve. Ky vend nuk është në qendër të ndërkombëtarëve. Këtu nuk thotë një fjalë të keqe një i huaj për një aferë”, tha Rakipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?