Ypi: Pritet një krizë e madhe ekonomike, më e rënda e këtij shekulli, ndoshta edhe e shekullit të kaluar
Për profesoreshën e Teorisë Politike në Britani, Lea Ypi pritet një krizë shumë e rëndë në e cila do të jetë më e rënda e këtij shekulli.
Në një lidhje me Skype për TV Ora ajo u shpreh se kjo situatë ka treguar edhe njëherë dobësitë e BE-së që kanë qenë të ditura qysh në vitin 2008.
Lea Ypi: Në Britani janë pezulluar shumica e aktiviteteve, qëndrojnë hapur vetëm ato më themelore. Ka ndonjëherë shkolla të hapura për fëmijët e personelit ndihmues.
Pritet një krizë shumë e madhe ekonomike, pritet që të jetë një nga më të rëndat të këtij shekulli, por ndoshta edhe të shekullit të kaluar. Masat e marra janë ato që i përngjasojnë asaj të një lufte dhe prioriteti është ai i një krize ekzistenciale ku duhen shpëtuar jetë njerëz dhe kur prioritetet ekonomike do të jenë më të qarta kur të jemi më të qartë për impaktin për krizës ekonomike.
Për sa i përket rolit të BE-së ky moment i kësaj gjendjeje jashtëzakonshme na tregon dobësitë e BE-së që kanë qenë të ditura edhe para kësaj emergjence, me krizën ekonomike të vitit 2008, u vu re e njëjta gjë, kundër retorikës së reciprocitetit, barazisë ku të gjitha shtetet konsiderohen të njëjta. Në fakt ka shtete që janë më të forta, si Gjermania, dhe shtete më të dobëta si Greqia.
Tani shikojmë të njëjtën dinamikë, shtete që janë më të fuqishme dhe shtete që vuajnë më shumë pasoja.