Yuri Kim 2 orë takim me Ramën: SHBA ka pritshmëri të larta për 5 Qershorin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, këtë të martë u pa teksa ngjiste shkallët e Kryeministrisë.

Mësohet se gjatë dy orëve që zgjati takimi, ambasadorja Kim ka folur kryesisht për marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është një prej kushteve që Shqipëria të çelë negociatat me Bashkimin Europian.

Gjatë bisedës, mësohet se ambasadorja është shprehur se Amerika i ka të qarta pritshmëritë që i ka vendosur Shqipërisë lidhur me marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 Qershor, e cila u “firmos” në rezidencën e vetë Yuri Kim.

“Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh, përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me Marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

SHKARKO APP