Yuri Kim apel për aplikimet në BKH: Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.
Në një mesazh në “Twitter”, Yuri Kim shkruan se është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri duke apeluar për të vepruar, teksa afati i fundit për aplikimet skadon në mesnatë.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.