Yuri Kim: Bob Dole do mbahet mend për shërbimin në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kandidati për president amerikan Bob Dole. Kim shprehet se ai do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Bob Dole ishte një patriot i vërtetë amerikan. Duke kapërcyer plagët e rënda të marra gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një luftëtar për kauzën e lirisë.

Jeta e tij në shërbimin publik do të mbahet mend jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë. U prehtë në paqe”, shkruan ambasadorja Kim. Dole njihej si një mik i mirë i shqiptarëve e veçanërisht Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?