Yuri Kim dhe Olta Xhaçka ”krah për krah” (FOTO)
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishin në bordin e anijes P-134 Butrinti, për një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës. “Kjo vizitë ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO. Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare”, shkruhet në Facebook, nga Ambasada Amerikane. Nga ana tjetër, ministrja Xhaçka e shoqëroi postimin me “Krah për krah”.
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.10151620299905838/10157524991245838/?type=3&theater