Yuri Kim flet për largimin e saj: Kam tre vite këtu, por do të qëndroj edhe ca më gjatë!
Në fjalën e saj në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë edhe ca më gjatë në Shqipëri.
Ambasadorja i ka kthyer përgjigje, duke gjuajtur me brryl kryeministrin Rama dhe ata që mezi pritën të largohej nga Shqipëria.
“Unë kam 3 vite në Shqipëri e do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, sepse ka një sfidë këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!”, tha Yuri Kim.
“Drejtësia nuk e ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptare të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partnerë me BE, jo vetëm në mbëhstetje të KLGJ por për të gjithë reformën. Shikoni sa larg keni arritur, deri tani 4 vite më parë në Gjykata e Lartë kishte vetëm 4 gjyqtarë, sot na mungojnë vetëm tre dhe shpresoj të gjenden shpejt.
Kur unë mbërrita në janar 2020, ishte e mundur të kishim një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Populli shqiptar dhe amerikan, presin drejtësi, jo hakmarrje, që të dinë se kur të vijnë në gjykatë do të jenë të barabartë përpara ligjit. Ka qenë e rëndësishme për ne si SHBA në uljen e çështjeve të prapambetura.
E kuptojmë frustrimin e popullit shqiptar, nuk është e drejtë. Të vazhdojmë të bëjmë përparim, t’u japim njerëzve drejtësi. Me ndihmë kjo mund të realizohet. Plotësojeni gjykatën, ecni sa më shpejt të mundeni, kjo është kohë vendimtare për reformën në drejtësi.
Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, por njerëzit duan më shumë, dhe ne biem dakord me ta, duhet të ketë më shumë. Nuk është kohë për t’u çlodhur, ka patur gabime e vështirësi, por ky është një proces njerëzor. SHBA nuk do të ndalojë e as ju nuk duhet, që ju të mund t’ia dilni mbanë”, u shpreh më tej Yuri Kim.
Pra ambasadorja këtu do të jetë!