Yuri Kim homazhe për Bashkim Finon te Pallati i Kongreseve
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID.
Më herët gjatë ditës së sotme, ambasada amerikane i ka shprehur ngushëllimet familjes Fino. Përmes një deklarate, selia diplomatike amerikane në Tiranë shkruan se Bashkim Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij.
Bashkim Fino u nda nga jetë orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria ka shpallur sot ditë zie kombëtare./abcnews.al