Yuri Kim: Ekspertë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri për të ndihmuar FA-të

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shpreh trishtimin për djegien e pyjeve nga zjarret në Shqipëri, por thotë se SHBA-ja ka sjellë mbështetje me ekspertë amerikanë të shuarjes së flakëve, të cilët kanë mbërritur këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

“Si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihme nga USAID, pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku dhe Krah Për Krah”, shkruan Kim.

SHKARKO APP