Yuri Kim: Jo vetëm ankesa, por veproni, qeveria duhet të ketë transparencë

Që kur erdhi në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka promovuar nismat qytetare dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje.

Nga Saranda, ku ndoqi një aksion për pastrimin e detit, diplomatja nxiti qytetarët që tu kërkojë llogari atyre që kanë zgjedhur me votë.

“Të gjithë luajnë pjesën tyre, dhe unë mendoj se ata e dinë cila është përgjegjësia e tyre. Dhe është e drejtë që qytetarët të mbajnë Llogaridhënës personat që i zgjedhin. Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria të tregojë çfarë është duke bërë për të qenë transparente.”

Në rast se shqetësimet nuk u marrin zgjidhje, ambasadorja e SHBA sugjeroi shqiptarët, që jo vetëm të ankohen, por të veprojnë.

“Jam shume e kënaqur qe ky grup qytetaresh, qe përfaqëson shqiptaret e thjesht, shqiptaret qe bëjnë pune te ndryshme vijnë nga pjese te ndryshme te vendit. Ata vërejtën te njëjtin problem, nuk vendosen vetëm te ankoheshin por te ndërmerrnin edhe veprim. Kjo nënkupton atë qe thash se ka te bej me dinjitetin demokracinë dhe aktivizimin qytetar. Shpresoj qe sa me shume qytetar te përfshihen sepse ju keni fuqinë dhe përgjegjësinë, kështu qe nëse shihni diçka thjesht ndreqeni atë.”, theksoi diplomatja amerikane.

Ambasadorja amerikane kërkoi që të tregohen të përgjegjshëm në respektimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit pasi sipas saj kjo ka të bëjë me demokracinë, dinjitetin dhe biznesin.

SHKARKO APP