Ambasadorja Yuri Kim: Kush kryen trafik qeniesh njerëzore i ndalohet hyrja në SHBA

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar gjatë një konference të OSBE, urdhrin e ri të Joe Biden, ku përfshihet dhe Shqipëria për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e rajonit.

Gjatë fjalës së saj, ambadorja Kim u shpreh se urdhri i Biden synon të kërkojë llogari ndaj atyre që shkelin të drejtat e njeriut, ndërsa ka theksuar se ata persona që kryejnë trafik qeniesh njerëzore do t’u ndalohet hyrja në SHBA.

Diplomatja amerikane bën thirrje që trafikantët duhet të dërgohen në burg, ndërsa shtoi se kush abuzon me të drejtat e njeriut duhet të ndëshkohet.

Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe krime destabilizuese përbejnë kërcënim jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, synojmë që përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Dërgojini në burg trafikantët.

Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do t’ju hyjë më në punë. Nëse trafikoni qenie njerëzore do të marren veprime për pronën tuaj, nëse keni lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv”, u shpreh Kim.

SHKARKO APP