Yuri Kim, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gjeneral Sallakut: E tronditur! Patëm nderin ta njohim këtë patriot

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shprehet e tronditur dhe e pikëlluar për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallakut, i cili nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.

Ambasadorja e SHBA thotë se ajo dhe shumë amerikanë të tjerë patën nderin ta njohin këtë patriot dhe të punojnë me të.

Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallakut. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin. Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Pushoftë në paqe!”, shkruan Yuri Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?