Yuri Kim për herë të parë në Kuvend, e ulur përkrah ambasadorit serb dëgjon debatet me kufje
Pasi zhvilloi takimet e prezantimit me krerët e shtetit dhe politikës, ambasadorja e ShBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, këtë të hënë ishte në Kuvendin e Shqipërisë.
E ulur në njërin prej ballkoneve të Kuvendit përkrah ambasadorit serb, ajo ndoqi me kufje atë çfarë po diskutohej në seancën plenare.
Fotoja është realizuar nga fotografi Agim Rama.
Në seancën e sotme plenare më herët mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Presidenti i Parlamentit Europian.
Nga foltorja, ai përcolli mesazhin se shqiptarët duhen mbështetur në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Pavarësisht zhgënjimit, David Sassoli bëri apel për të vijuar reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar.