Yuri Kim për Sali Berishën: Nuk takohem dot me të. Më ka kufizuar Uashingtoni, jo unë vetes
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim duket se ka zbutur tonet me kryedemokratin Sali Berisha, duke u shprehur se nuk takohet me të, jo për zgjedhjen e saj personale, por pasi ka direktiva të qarta nga Uashintoni.
Për emisionin “Opinion”, ambasadorja Yuri Kim tregoi gjithashtu më shumë detaje edhe për takimin me liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Blendi Fevziu: Le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?
Ambasadorja Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni.
Blendi Fevziu: Për z.Berisha?
Ambasadorja Kim: Ky kufizim është që nuk takohem me dikë që është shpallur ”non-grata” nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.