Yuri Kim reagon për hapjen e negociatave: Ju mbështesim fuqimisht, ja çfarë pasqyron vendimi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e akredituar në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas vendimit të marrë nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kim shprehet një vendim i tillë pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe qytetarët, teksa pohon vijimin e mbështetjes së SHBA në reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin.

“Vendimi i BE për të hapur bisedimet e pranimit e / # Shqipërisë pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan Kim teksa ka publikuar edhe postimin e  Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili dha së pari lajmin.

SHKARKO APP