Yuri Kim reagon sërish: Presim më tepër arritje nga SPAK

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar sërish mbi çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar që shqetësojnë vendin tonë, pas editorialit të ditës së sotme.

Në një postim në Twitter, Kim ka vijuar mesazhet inkurajuese ndaj institucioneve shqiptare të drejtësisë, ndërsa shton se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023.

“Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023”, shkruan Kim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?