Yuri Kim shijon serenatat në Pogradec
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim e ka përmbyllur vizitën e saj në Pogradec duke ndjekur një aktivitet me muzikë live të këngëtares së njohur pogradecare, Ermira Babaliu.
Pas takimeve zyrtare nga agjenda e saj, diplomatja amerikane nuk harron të marrë dhe përshtypjet më të mira nga qytetet shqiptare që ajo viziton.
Dy javë më parë, ambasadorja amerikane vizitoi qytetin e Bajram Currit, ku ndër të tjera provoi rakinë dhe shijoi performancën e Ansamblit Dardania.
View this post on Instagram