Yuri Kim takim me ministren Gjonaj, ja çfarë diskutuan
Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj me të cilën diskutoi për Reformën në Drejtësi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se me ministren Gjonaj bisedoi për arritjet e vitit të kaluar dhe për prioritet e vitit 2021, duke përfshirë edhe kuorumin në Gjykatën e Lartë.
“Reforma në Drejtësi po ecën përpara hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara”, shkruan në Twitter ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Met w/Justice Minister @GjonajEtilda to review accomplishments of last year & discuss priorities for 2021, including quorum at High Court & cleaner courts. Justice Reform is moving forward – step by step. Let’s keep going forward. pic.twitter.com/bZjO6Zuejd
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) January 28, 2021