Yuri Kim takon myftiun e Shkodrës, Muhamed Sytari

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë edhe në myftininë e Shkodrës ku është pritur nga imami Muhamed Sytari.

Ky i fundit në një postim në facebook thotë se me Ambasadoren e SHBA-së ndanë mendime rreth besimit, dijes, urtisë e historisë, kulturës e trashëgimisë, vlerave të lirisë së besimit, shenjtërisë së jetës dhe respektimit të drejtave legjitime të tjetrit, kushdo qoftë ai.

“Shkodra me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë”,-shkruan Sytari.

SHKARKO APP