Yuri Kim vishet “mjeke” dhe viziton maternitetin “Koço Gliozheni”: Do ta kalojmë edhe këtë!
Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Rakacolli – Kapisyzi dhe Drejtori i UNICEF-it në Shqipëri, Z. Roberto De Bernardi, vizitoi sot maternitetin “Koço Gliozheni”.
Në këtë maternitet ambasadorja pati mundësinë të shohë sesi ndihma e SHBA për Shqipërinë po vihet në përdorim për këtë spital.
Sipas ambasadës së SHBA-ve, ky shtet kanë dhënë më shumë se 2 milion dollarë për Shqipërinë në përgjigje të pandemisë COVID-19, duke përfshirë këta 10 inkubatorë, 10 tavolina reanimacioni, 12 ngrohës dhe 10 llampa foto-terapie për njësinë e kujdesit intensiv për të sapolindurit në spitalin “Koço Gliozheni”.
Ambasada Amerikane bën me dije se e vlerëson kontributin dhe përkushtimin e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë qenë në vijën e parë duke luftuar pandeminë.
🇦🇱️ | Ambasadorja Yuri Kim, e shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Znj. Rakacolli – Kapisyzi dhe Drejtori i…
Pubblicato da U.S. Embassy-Tirana su Venerdì 2 aprile 2021