Yuri Kim zbarkon në SPAK, takim ”kokë më kokë” me Krajën dhe drejtuesen e BKH-së
Në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lëvizje, pasi ashtu ka shkuar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Mësohet se Kim është duke zhvilluar një takim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.
Jo më herët se sot, Kraja paraqiti raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.