Yuval Noah Harari sjell “Nexus”, për të shqyrtuar marrëdhënien komplekse midis informacionit dhe të vërtetës

Albert Vataj 
Një autor është vetë libri i tij, dhe përmes kësaj qaje, Yuval Noah Harari, jo vetëm ka përshkuar; me mendim dhe ide të guximshme, me forcë argumentimi dhe origjinalitetin e këndvështrimit që sheh njeriun prej gjenezës deri sot, por i ka dhënë leximit dhe vetë librit një status të privilegjuar, sot, pikërisht sot kur zeja e artit të fjalës dhe komunikimit po kalon sprovën më kërcënuese se të kohës së inkuizicionit.
Pas tre kryeveprave, Yuval Noah Harari, sjell “NEXUS” – Një histori e shkurtër e rrjeteve të informacionit nga Epoka e Gurit të Inteligjenca Artificiale, është jo vetëm libri i fundit të Yuval Noah Harari, por edhe një lente e dritur e mendjes dhe shpirtit, një jo-fiction që shikon përmes thjerrëzës së gjatë të historisë njerëzore, për të shqyrtuar se si rrjedha e informacionit e ka bërë dhe nuk e ka bërë botën tonë.
“Ne po jetojmë përmes revolucionit më të thellë të informacionit në historinë njerëzore. Për ta kuptuar atë, duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur më parë. Ne e kemi quajtur specien tonë, Homo sapiens, njeriu i mençur – por nëse njerëzit janë kaq të mençur, pse po bëjmë kaq shumë gjëra vetëshkatërruese?”, pyet Harari në faqen e tij zyrtare.
“Në veçanti, pse jemi në prag të vetëvrasjes ekologjike dhe teknologjike? Njerëzimi fiton fuqi duke ndërtuar rrjete të mëdha bashkëpunimi, por mënyra më e lehtë për të ndërtuar dhe mbajtur këto rrjete është duke përhapur trillime, fantazi dhe deluzione masive. Në shekullin e 21-të, AI mund të formojë lidhjen për një rrjet të ri iluzionesh që mund të parandalojnë brezat e ardhshëm që madje të përpiqen të ekspozojnë gënjeshtrat dhe trillimet e saj. Megjithatë, historia nuk është përcaktuese dhe as teknologjia, duke bërë zgjedhje të informuara, ne ende mund të parandalojmë rezultatet më të këqija. Sepse nëse nuk mund ta ndryshojmë të ardhmen, atëherë pse të humbim kohë duke e diskutuar atë?
Pavarësisht nga të gjitha zbulimet, shpikjet dhe pushtimet tona, ne tani e gjejmë veten në një krizë ekzistenciale. Bota është në prag të kolapsit ekologjik. Dezinformata ka plot, madje më shumë se sa ç’duhet për të shkatërruar të vërtetën, për të na manipuluar, dhe joshur naivitetin tonë me gënjeshtra. Dhe ne, ne po nxitojmë turravrap drejt epokës së AI (Intelixhencës Artificiale)- një rrjet i ri informacioni, një e keqe që promovohet përmes qëllimeve të së mirës, e cila ngre stekën e pretendimeve për të përmirësuar cilësinë tonë të komunikimit dhe dritimit, ndërkohë që finalja e saj është një kërcënim për asgjesim.
“Nexus” shikon përmes lenteve të gjata të historisë njerëzore për të shqyrtuar se si rrjedha e informacionit na ka formësuar ne dhe botën tonë. Duke na marrë nga thellë në kohë, nga Epoka e Gurit, përmes kanonizimit të Biblës, gjuetisë së hershme moderne të shtrigave, stalinizmit, nazizmit dhe ringjalljes së populizmit sot.
Yuval Noah Harari na kërkon të marrim parasysh marrëdhënien komplekse midis informacionit dhe të vërtetës, burokracisë dhe mitologjisë, urtësia dhe fuqia. Ai eksploron sesi shoqëritë dhe sistemet e ndryshme politike gjatë historisë, kanë përdorur informacione për të arritur qëllimet e tyre, për të mirë dhe për keq. Dhe ai trajton zgjedhjet urgjente me të cilat përballemi pasi inteligjenca jo-njerëzore kërcënon vetë ekzistencën tonë. Informacioni nuk është lënda e parë e së vërtetës; as nuk është thjesht një armë. Nexus eksploron rrugën e mesme shpresëdhënëse midis këtyre ekstremeve dhe duke e bërë këtë, rizbulon njerëzimin tonë të përbashkët.

SHKARKO APP