Yzeir Beqiri ndalon rindërtimin e shtëpisë në Shijak: Punimet e dobëta
Shtëpia e Yzeir Beqirit u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit të 2019, ndërsa që nga ajo ditë u bë e pabanueshme.
Pas aplikimit për grante, Bashkia e Shijakut i miratoi atij kërkesën për një shtëpi të re.
Në fillim të këtij viti nisi edhe ndërtimi i shtëpisë, ndërsa po aty nisën edhe problemet dhe konfliktet.
Beqiri pretendon se ai ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të punimeve pasi sipas tij ato janë pa cilësi dhe nuk kanë asnjë siguri.
“Gëlqerja, tullat e thyera pa krirter. Materiali është djersë e popullit.”
Madje për këtë thotë që ka vënë në dijeni edhe zyrtarë të Bashkisë.
“Më vjen nënkryetarja këtu dhe i thashë hajde shiko si e kanë futur çimenton në rërë të lagët, do të prishet.”
I moshuari, që është inxhinier ndërtimi, tregon përballë kamerave cilësinë e dobët të punimeve për banesën e tij.
“Ky betoni këtu duhet ti ketë këta hekurat nëse janë në vazhdim në mes të betonit.”
Thotë se pasi ai ka ndalur punimet, ka vënë në dijeni bashkinë e Shijakut por deri më tani askush nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa thotë se materialet kanë nisur duke u prishur dhe dalë jashtë përdorimit. /Ora News