Zaev flet si Rama për integrimin: Bëmë gjithçka, tani është radha e BE-së
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në takimin e zhvilluar këtë të premte me qytetarët, foli për procesin e integrimit europian, ndërsa u shpreh se vendi ka punuar për të realizuar reformat dhe për të përmbushur kriteret, dhe se tani është radha e Bashkimit Europian që të veprojë.
Gjatë fjalës së tij, Zaev theksoi se për vendin është me rëndësi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, në rrugën drejt integrimit.
“Ju sjell përshëndetje nga Parisi, nga kryeqytetet e gjithë Evropës, përshëndetje të cilat përkthehen në mbështetje të fortë dhe të sinqertë për vendin tonë. Shkupi është krenar dhe i respektuar kur Maqedonia e Veriut është krenare dhe e respektuar. Është shumë e rëndësishme për ne që vendet anëtare të BE-së, përfshirë Francën, të mbështesin procesin e integrimit në BE”, është shprehur Zaev.
Gjithashtu ai theksoi se Samiti i Këshillit Europian është një mundësi dhe një hap përpara për fillimin e negociatave.