“Zaev mori 43 mln euro, Rama vetëm like në facebook”

Aktivisti Besjan Pesha nga Syri Tv duke folur për Samitin e Poznanit dhe shuplakës që iu dha Shqipërisë duke e renditur pas Maqedonisë së Veriut edhe për shpërndajen e fondeve, tha se: ‘Nuk është normale që Maqedonia me pak banorë se Shqipëria ka marrë 40 herë fonde më shumë se Shquipëria.”

“Zoran Zaev ka vlerësimin maksimal kjo për detyrat që i ishin dhënë, dhe që nuk ishin shumë të lehta për tu realizuar.

Shqipëria ka pasur disa detyra që duhet ti përfundonte dhe që si ka bërë fare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kishte Reformën në drejtësi, jo vetëm se kemi përfunduar, por sot nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk kemi asnjë model të ndëshkueshmërisë, siç kemi rastin Tahiri që ose është vonuar ose që mund të shkojë drejt mbyllej si çështje.

Kemi Reformën Zgjedhore që deri në qershor nuk është prekur fare.

Jo vetëm që se ka mbyllur por as se ka prekur më dore, një proces që shtyhet pafundësisht.

Kriza që kemi sot ka shkak mungesën e Reformës Zgjedhore.

Shqipëria jo vetëm që nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, por ka edhe një fletë me vizë të kuqe, nuk kalon-gabim, nuk kalon- gabim.

I pyetur edhe për PIAR-in që qeveria Rama i kushton edhe rastit të Samitit të Poznanit, Pesha tha se “Zoran Zaev ka marrë 43 milion euro për Maqedoninë në këtë Samit, ka bërë një status që nga stafi i Edi Ramës do të quhej mediokër.

Është një stattus ku shkruhet: Ishim në Poznan dhe në fund ramë dakord që do marrim kaq para dhe kishte marrë 300-400 like.

Ndërsa nga krahu tjetër ke një video të Ramës me 13 mijë like dhe qindra share. Nëse do merremi me PIAR, nëse do ballafaqonim videot do fitonte Rama. Kurse Zaeve me ato video dhe ato like të lodhura ka marrë 43 milion euro. Ne si popull duhet ti shmangim këtë lloj politike.”, tha Pesha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?