Zaev në Pustec: Shqipja, gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje. Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat.

“Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”, tha ai.

Ndërsa referuar marrëdhënieve me Bullgarinë, Zaev tha ”Marrëveshja me Bullgarinë po ecën mirë , po punojmë që të zgjidhim problemet që na pengojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?