Zaev “plas” bombën e tretë. Përgjimet nxjerrin zbuluar Ahmetin e BDI-së

 

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev publikoi bombën e 38-të ku nxorri skandale korruptive të BDI-së.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara ku sipas tij kryetari BDI-së, Ali Ahmeti dhe partia e tij është edhe lidhur me skandale korruptive dhe kriminale.

“Me përgjimet që po publikojmë sot vazhdojmë të zbulojmë fytyrën e vërtetë të kreut të BDI-së. Gruevski nuk ka bërë asgjë pa pasur dijeni edhe partneri i tij i koalicionit.

Përmes njerëzve të besueshëm në rastin konkret bëhet fjalë për kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Ahmeti ndërmjetëson tek një biznesmenë që t'i shitet një tokë prej 1 mijë metrave katrorë”, theksoi Zaev.

Sipas Zaev, BDI e ka ditur mirë se përgjohen bisedat e tyre, andaj kanë pasur kujdes gjatë bisedave telefonike.

SHKARKO APP