Zamira Gjini shpjegon: Ja si mund të bëheni drejtor shkolle

Drejtorja e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini ka shpjeguar sesi do të zhvillohet procesi i shkollës së drejtorëve. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Gjini tha se të gjithë drejtuesit aktualë do t’i nënshtrohen një testimi për të marrë një çertifikatë dhe më pas lista e emrave do të shkojë në ministrinë e Arsimit.

Zamira Gjini: Ne sot jemi në momentin kur sapo shpallëm programin e kësaj shkolle, që do të fillojë me një raport, me një platformë ku do të jetë realizuar një vlerësim i nevojave që kanë drejtuesit e shkollave për tu trajnuar. 

Do të kemi një studim që do të zgjasë disa muaj që do të përfshijë të gjitha shkollat. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ketë disa kritere për të marrë këtë çertifikatë për të qenë drejtor dhe vetëm nëse ti do të kesh çertifikatën e drejtorit të shkollës, atëherë ti do të jesh në një listë të ministrisë së Arsimit dhe ministria e Arsimit do të ketë mundësi të zgjedhi ata të cilët do të jenë drejtuesit e shkollës. Ne sot kemi procese që bëjmë çertifikime, sic është certifikimi i mësuesve që bëhet nëpermjet një testimi, i njëjti proces do të jetë edhe për drejtuesit e shkollës. Do të nisë me një proces trajnimi dhe më pas do të matet niveli i dijes për të cilin do të ketë edhe një çertifikim. Dhe vetëm drejtuesit e shkollave që janë të çertifikuar do të jenë drejtues të institucioneve arsimore.  

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?