Zamira Kita i kundërvihet Altin Bashës: Ku është e keqja të ndërtohet Teatri i ri

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me të gjithë artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Mes shumë aktorëve të njohur, të pranishëm janë edhe aktorja Zamira Kita dhe regjisori Altin Basha. Regjisori Altin Basha u shpreh kundër ndërtimit të Teatrit të Ri, dhe theksoi se kushtet në Teatër janë mjaft të këqija.

Sakaq, ka qenë aktorja Zamira Kita e cila i është kundërvënë, duke i kujtuar që më parë ka menduar shumë mirë për Teatrin, ndërsa tani po flet të kundërtën. Aktorja, shton se nuk ka asnjë problem të ndërtohet një Teatër i ri.

Zamira Kita i drejtohet Altin Bashës: Gjithçka është bërë, ti madje bërë shfaqjen e Prishtinës dhe ishte shumë mirë. Ti je shprehur shumë mirë, nuk e kuptoj pse je kundër tani.

Altin Basha: Të kishte më shumë ndriçim jo maska, gjithë Shqipëria tallet me ato maska.

Zamira Kita: Aty vijnë të huajt dhe bëjnë foto. Nuk e shoh ku qendron problemi të ndërtohet një Teatër i Ri. Nuk flas për financat dhe infrastrukturën, nuk marr përsipër të flas se nuk jam eksperte. Projektin që kam parë kur u prezantua ishte kjo ndërtesa, se ku do të jenë kullat, mjafton mos jenë te Teatri.

SHKARKO APP